Puna, e shkruar tek yjet

Nëse fati është i shkruar tek yjet, atëherë për çdo shenjë të horoskopit duket se është një punë më e përshtatshme se të tjerat.Ja kush janë ato:

Dashi - Personat e kësaj shenje janë impulsivë dhe nervozohen shpejt. Puna ideale për ta është boksier.

Demi - Personat e kësaj shenje janë konkretë dhe me këmbë në tokë. Puna ideale për ta është njëprogramues dasmash.

Binjakët - Personat e kësaj shenje janë të zgjuar dhe simpatikë. Puna ideale për ta ështëshowman.

Gaforrja - Personat e kësaj shenje janë të duruar dhe të rezervuar. Vëzhgojnë me kujdes ambjentin në të cilin ndodhen, por qëndrojnë të shkëputur. Puna ideale për ta është puna e zyrës.

Luani - Personat e kësaj shenje janë të fortë, ambiciozë dhe të lindur për të qenë udhëheqës. Puna ideale për ta është të bëjnë shefin.

Virgjëresha - Personat e kësaj shenje janë shumë të saktë në atë që bëjnë dhe janë praktikë. Puna ideale për ta është kimisti ose kërkuesi shkencor.

Peshorja - Personat e kësaj shenje janë të qetë dhe gjithmonë gjejnë kompromisin. Urrejnë debatet e ashpra. Puna ideale për ta është arkitekt.

Akrepi - Personat e kësaj shenje janë shumë të mbyllur. Kanë ndjenja shumë të forta që mund t’i krijojnë konfuzion. Puna ideale për ta është aktor teatri.

Shigjetari - Personat e kësaj shenje janë shumë të lëvizshëm. Kanë shumë miq dhe jetojnë shumë aventura. Puna ideale për ta është pilot ose shofer.

Bricjapi - Personat e kësaj shenje janë kokëfortë. Nëse e tradhton nuk ka mënyrë të të falë. Puna ideale për ta është gjykatës.

Ujori - Personat e kësaj shenje janë të pavarur dhe kreativë. Nuk janë shumë të disiplinuar. Puna ideale për ta është artist.

Peshqit - Personat e kësaj shenje janë të turpshëm dhe ëndërrimtarë. Puna ideale për ta ështëshkrimtar.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment