PS: Shpall rezultatin. Ristani: Vlerësim çdo vote


TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kerkon perpilimin e nje akti per te unifikuar praktikën zgjedhore qe merr në shqyrtim kërkesat e KZAZ.

Ka nisur keshtu me debate të ashpra mbledhja e KQZ-së, per vleresimin e votave te gjetura ne fletet e gabuara te votimit.

Përfaqësuesi i PS-së në këtë komision, Genc Gjoncaj ka kërkuar nga kreu i KQZ shpalljen e rezultatit për Tiranën, ndërkohë që procesi ka përfunduar me kohë dhe 485 grupet e numërimit e kanë mbyllur punën e tyre.

Ristani

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani ka deklaruar se duhet të vlerësohet cdo votë dhe duhet të merret një vendim se cfarë do të bëhet me votat e gjendura në kutitë e gabuara. Sipas Ristanit, ne mbeshtje te plote te ligjit, cod vote e hedhur nga shqiptaret duhet dhe do te numerohet me korrektesi te plote. “Miratojme nje akt që mbi bazën e kërkesave të ardhura nga KZAZ, për të unifikuar praktikën zgjedhore, merr në shqyrtim kërkesat e KZAZ dhe vazhdojmë me mbledhjen e radhës”- tha prere Ristani.

Gjoncaj: Shpallni Tiranen, mos beni sjellje te rrezikshme

“Interesat e palëve humbëse janë që të rikthejnë procesin, por ai është përfunduar ditën që qytetarët votuan, ditën kur grupet e umërimit përfunduan procesin, nuk është faji i kërkujt që pasi del rezultati të kërkohen gjëra që nuk kanë të bëjnë me rezultatin. Shqetësimin e keni cështje të zgjidhur, e ka zgjidhur ligji”- tha Gjoncaj.

Sipas tij, ajo që duhet të bëjë KQZ ësbhtë të finalizojë punën sipas procedurës së miratuar dhe të bëhet shumatorja mbi tabelat. Pas kësaj, ka theksuar ai nëse palët do kenë problematikë me rezultatin, kodi përcakton mënyrën se si bëhet.

“Jeni autoritet që ka peshë të jashtëzakonshme në procesin zgjedhor, por edhe për vendin, nuk krijohen rregulla kur mbaron loja. KQZ duhet të jetë në lartësinë e detyrës dhe të bëjë atë që e urdhëron ligji, jo cfarë urdhërohet nga të kënaqurit apo të pakënaqurit. Kthehuni në binarët e ligjit”- iu drejtua Ristanit.

Kosovrasti

Menjëherë ka reaguar përfaqësuesi i PD-së ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti. Sipas tij, deklaratat e përfaqësuesit të PS-së si politike dhe tërësisht të palejueshme.
“Këto janë deklarime politike, presioni dhe dhuna e ushtruar në këtë sallë është tërësisht e palejueshme. KQZ-ja do të vazhdojë brenda standarteve ligjore” tha ai.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment