PS: KQZ të tërhiqet, përballje me frymën popullore

Partia Socialiste i ka bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha të ndalë aventurën me pasoja për stabilitetin e vendit.
Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ka theksuar se nëse KQZ-ja nuk tërhiqet nga synimi i saj, atëherë do të përballet me frymën popullore.

“Berisha të ndalë aventurën me pasoja për stabilitetin e vendit me skenën e përgatitur për një krim të pashembullt nga KQZ-ja. Qytetarët janë të thirrur në frymën e revoltës popullore që të mos lejojnë vjedhjen e votës. Kjo është një përpjekje ogurzezë që nuk do të pranohet nga opozita”, deklaroi Kodheli.

“Nëse KQZ nuk tërhiqet nga ky vendim, opozita shqiptare do të reagojë më fuqinë e popullit sovran”, theksoi deputetja e PS-së.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment