Presidenti Ivanov në audiencë te Papa Benediktit të Gjashtëmbëdhjetë.

Sonte, në kuadër të përmbajtjeve kulturore të manifestimit në teatrin "De Servi" do të jepet shfaqje për Nënë Terezën, e titulluar "Shenjtorja e errësirës".

Në kuadër të manifestimit "Maqedonia për nder të Shën Cirilit", sot në Vatikan presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar të Maqedonisë në Selinë e Artë, do të pritet nga kryetari i Kishës katolike të Romës papa Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë.


Mbrëmë manifestimi tradicional "Maqedonia për nder të Shën Cirilit" filloi me koncert në bazilikën Panteon në Romë në të cilin u shfaqën tenori i Maqedonisë Bllagoj Nacovski, violinistët Ana dhe Oleg Kontradenko dhe pianistët Maria Vërshkova dhe Aleksandro D'Agostini, të cilin përveç delegacionit të Maqedonisë e ndoqën edhe përfaqësues diplomatikë të më shumë vendeve si dhe mysafirë nga Italia.

Në përbërje të delegacionit shtetëror janë edhe ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ivo Ivanovski dhe zëvendësdrejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Anton Sereçi si dhe ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku i Apostolit Kiro Stojanov.

(yllpress.com)

No comments:

Post a Comment