Portugalisë i jepen 78 miliardë euro

Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë përfunduar me sukses tratativat për paketën e shpëtimit për Portugalinë e zhytur në borxhe, në vlerë prej 78 miliardë eurosh. Përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Jürgen Kröger, deklaroi në Lisbonë se jemi të bindur që programi i shpëtimit vë bazën për forcimin e ekonomisë portugeze. Nga 78 miliardë eurot, shtetet e BE-së marrin përsipër 52 miliardë dhe FMN-ja 26 miliardë. Më parë qeveria portugeze e pakicës në detyrë dhe partitë e opozitës kishin miratuar paketën e ndihmës. Në qershor në Portugali do të zgjidhet parlamenti i ri. Priten ndryshime në qeverisjen e vendit. Pas Greqisë e Irlandës, Portugalia është shteti i tretë i euros që merr ndihma në miliarda.
(www.gazeta-shqip.com)

No comments:

Post a Comment