Poni: Marrja e kartave të identitetit e pasaportave, edhe gjatë fundjavës

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e gjendjes civile ku aplikohet për letërnjoftime elektronike e pasaporta biometrike, si dhe të shpërndarjes së tyre do të jenë të hapura në gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.

Ky është vendimi i dytë që lehtëson qytetarët për marrjen e dokumenteve të identifikimit për të votuar, pas vendimit të parë që përgjysmoi kohën e prodhimit të tyre nga 2 në 1 javë.

Lajmi u bë publik nga zëvendës-ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.

Zëvendësministri u bëri thirrje qytetarëve që kanë aplikuar për karta identiteti të paraqiten për tërheqjen e tyre, pasi rezulton të jenë rreth 100 mijë letërnjoftime elektronike të prodhuara, por që nuk janë tërhequr.

Poni falënderoi për mirëkuptimin dhe mbështetjen drejtuesit e kompanisë koncesionare të prodhimit të dokumenteve të identifikimit “Aleat”.

30.04.2011

Aplikimi total 2 731 000
Shpërndarje në ZGJC 2 706 000
Tërhequr nga qytetarët 2 516 000

Me qëllim ardhjen në ndihmë të zgjedhësve për të krijuar mundësinë e plotë për të votuar, duke arritur standarde të larta zgjedhore, si dhe nisur nga koha e mbetur në dispozicion deri në datën 8 maj 2011, u është kërkuar punonjësve të gjendjes civile dhe operatorëve të aplikimit për letërnjoftime elektronike, angazhim maksimal.

Të gjithë zyrat të cilat kanë zyra aplikimi për dokumente identiteti do të jenë hapur:

Ditët e shtunë dhe të dielë, përkatësisht në datat 7 dhe 8 maj nga ora 08 : 00 deri në orën 16:00.

Të dhëna mbi ecurinë e aplikimit dhe shpërndarjes së dokumentave të identitetit

Letërnjoftime elektronike deri më 30.04.2011

Aplikimi total 2 731 000
Shpërndarje në ZGJC 2 706 000
Tërhequr nga qytetarët 2 516 000

Pasaportat biometrike deri më 30.04.2011

Aplikimi total 1 736 000
Shpërndarje në Rajone policie 1 705 000
Tërhequr nga qytetarët 1 622 000

(www.tvklan.al/lajmi.php?id=16319)

No comments:

Post a Comment