Policia e Vlorës padit Shpëtim Gjikën për protestat

Policia e Vlorës ka paditur kreun e bashkisë, Shpëtim Gjikën, për shkak të protestave të organizuara gjatë këtyre ditëve. Policia, në padinë e tij, është shprehur se Gjika ka organizuar një miting të paligjshëm.

Policia ka paditur penalisht në prokurori edhe shtatë persona të tjerë, pasi sipas saj, protesta e tyre ka qenë e paligjshme. Përveç kësaj, policia tha se është duke identifikuar edhe personat e tjerë që kanë qenë të pranishëm në protestë, të cilët do t’i padisë penalisht.

Gjatë këtyre ditëve, policia ka paditur dhjetra deputetë dhe qytetarë, të cilët janë ngritur në protestë për atë që po ndodh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment