Policia e Tiranës:Do të zbatojmë ligjin



Drejtori i Policisë së Tiranës bëri të ditur se efektivat do të zbatojnë ligjin dhe do të jenë në shërbim të publikut në ditën e zgjedhjeve.
Kreu i policisë Sajmit Muca theksoi se blutë do të marrë në ruajtje qendrat e votimit që më 7 maj, ku edhe ndodhen materialet zgjedhore dhe më pas do të shoqërojnë kutitë e votimit për në qendrat e numërimit të votave.

"Nëse do të vërehen qëndrime joligjore dhe të padrejta ne do të marrim masat e duhura. Policia do të zbatojë ligjin duke qenë e paanshme dhe gjithnjë në shërbim të publikut", tha Muca.

(shqiperia.com)

No comments:

Post a Comment