Pogradec, vetëvritet polici me armën e shërbimit

 
Një efektiv i policisë u vetëvra të premten me armë zjarri, në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur të enjten në orët e vona të mbrëmjes në lagjen nr. 5 në Pogradec.

Viktima është Zarif Hamzallari, 40 vjeç banues në Pogradec, me detyrë punonjës i patrullës së përgjithshme, i cili është gjetur i vetëvrarë në banesë nga familjarët e tij. Grupi hetimor ka konstatuar se 40-vjeçari ishte vetëvrarë me një plumb në kokë me armën e punës, një pistoletë tip TT.

Sipas bashkëshortes, viktima kishte disa ditë që ndodhej në një gjendje stresi, por nuk vuante nga çrregullime psiqike. Mësohet se përpara se të bënte këtë veprim ai ishte në gjendje të dehur.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment