Plumba lokalit të simpatizantit PD,3 shpëtojnë pa u plagosur

Plumba lokalit të  simpatizantit PD,3 shpëtojnë pa u plagosurTIRANE- Tre persona janë tentuar të vriten me armë zjarri në komunen Farkë e Vogël të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të ditës së sotme në një lokal në pronësi Xhemal Plakut, simpatizant i Partisë Demokratike. Policia e Tiranës përmes një komunikate për shtyp bën të ditur se Leonard Plaku, 34 vjec, Festim Plaku, 31 vjec dhe Ledion Bali, 26 vjec janë qëlluar me armë zjarri.

Policia informon se “në momentet e ngjarjes tre banorët e Farkës së Vogël, kanë qënë në ambjentet e jashtme të lokal “Gjolës”, ku janë tentuar të vriten me armë zjarri, nga një shtetas, i cili më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja, dhe fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.”

Për të zbardhur vrasjen e mbetur në tentativë është ngritur grupi hetimor, i cili ka sekuestruar si prova materiale 20 gezhoja të gjetura në vendngjarje, ndërsa po merren në pyetje 7 persona . Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna për të zbardhur tërësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje, më qëllim për të identifikuar dhe kapur autorët, për konsumim të veprës penale të “Vrasje e mbetur në tentativë”.
(BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment