Plas sherri mes grave të Bin Ladenit.

Tre javë pas vdekjes së shefit të terrorit, Osama Bin Laden, ka shpërthyer një sherr i fortë mes tre vejushave të Bin Laden.

Dy gratë më të vjetra, që kanë qëndruar deri së fundmi në vilën e Bin Laden në Abotabad, akuzojnë gruan më të re të tij, 29 vjeçaren Amal Al Sadah, se ka tradhtuar Bin Ladenin, duke treguar vendndodhjen e tij.

Mediat citojnë autoritetet pakistaneze, që thonë se mes tre grave ka shpërthyer një luftë si tek “Shtëpiaket e Dëshpëruara”. Sipas njërit prej hetuesve, gratë më të moshuara mendojnë se Amal u ka dhënë informacione amerikanëve për të shkuar tek Bin Laden. Kjo xhelozi nuk ka nisur tani. Sipas informacioneve, dy gratë më të moshuara jetonin në katin e dytë të shtëpisë, kurse Osama jetonte në katin e tretë me gruan e tij të re.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment