Pirlo: Juventus, kam ardhur për të fituar

Prezantohet zyrtarisht blerja e parë bardhezi: Kam akoma stimuj për t’i çuar bardhezinjtë në vendet më të larta
Shumë pak fjalë, përpiqej të qeshte, shumë emocione dhe një dëshirë e madhe për të fituar me fanellën e tij të re. Ja cila ka qenë deklarata e parë si juventin e Andrea Pirlos: “Zgjodha Juven, sepse së bashku me Interin dhe Milanin, është një nga skuadrat më të rëndësishme në Itali, në Europë dhe në Botë.
Kisha edhe oferta të tjera, sidomos jashtë Italisë. Vendimi im është ndikuar më shumë prej ambicieve të mëdha të një klubi, që dëshiron të kthehet të fitojë, siç bënte në të shkuarën.” Pirlo vjen pas një sezoni “për t’u harruar”, për të gjetur “stimuj të rinj, duke lënë pas 10 vitet e kaluara tek Milan”.

Vihet në dispozicion të plotë të Kontes, “kam luajtur në shumë role të mesfushës,” dhe më pas sugjeron rrugën për t’u kthyer fuqishëm: “Për të fituar nevojiten kampionë dhe Juve do të bëjë gjithçka për t’i marrë ata.” I pari i afruar është vetë ai, “i blerë me parametër zero”, siç nënvizon drejtori i përgjithshëm Marota.

Goditja e dytë me zero euro të shpenzuara është mbrojtësi i majtë, Reto Zigler, i cili që dje është shfaqur në Torino për vizitat mjekësore, duke kaluar nga klinika “Fornaca”, qendra “Isokinetic” dhe Instituti i Mjekësisë së Sporteve.

“Të kthehemi në krye” - “Andrea Pirlo është i qetë, por flet me këmbë,” ka thënë dikur Marçelo Lipi. Ja deklarata e lojtarit, që duhet të sjellë klas, eksperiencë dhe gjeometri për bardhezinjtë: “Deri dje, Juve ishte një skuadër për t’u mposhtur, një kundërshtar për titull.

Më pëlqen të fitoj sfidat e vështira kam shumë dëshirë për ta ngjitur klubin në krye. Për ta bërë këtë duhet mentaliteti i duhur, personalitet dhe dëshirë për t’u imponuar, përndryshe të tjerët të hanë.”
5 vite në maksimum - Pas një sezoni për t’u harruar, Pirlo ndjen se ka rikarikuar bateritë:

“Është viti i parë, që nuk luaj shumë ndeshje, pasi kam koleksionuar 400 përfaqësime në 10 sezone me fanellën kuqezi. Milani më ka shitur për çështje teknike? Asnjë problem, ka qenë një vendim i përbashkët. Jemi përshëndetur miqësisht. Pastaj, falë këtij viti “të errët”, kam arritur të zgjas karrierën time në mënyrë që të luaj në nivele të larta edhe për 4-5 vitet e ardhshme.”

Pirlo i kudondodhur - Skema 4-2-4 e Kontes parashikon 2 mesfushorë të fuqishëm, të gatshëm për të rrëmbyer topin nga këmbët e kundërshtarëve dhe për të nisur sulmet nga krahët. Ajo që parashikohet është se trajneri Konte do të adaptohet ndaj karakteristikave të Pirlos dhe e kundërta:

“Nuk kam folur ende me trajnerin, edhe për shkak se ai nuk është zyrtarizuar akoma. Në karrierën time kam luajtur me çfarëdolloj skeme dhe me çdo shok të repartit. Nuk do të ketë asnjë problem, do të jem në dispozicion.”

Flet menaxheri

Laveci, vijnë sinjale nga Totenhemi
“Laveci ndihet mirë tek Napoli, por nuk e di nëse do të qëndrojë. Ka një raport të shkëlqyer me klubin, do ta vlerësojmë së bashku. Këtë vit është arritur edhe kualifikimi në Champions, prej të cilit ka dëshirë të vazhdojë aventurën e tij tek Napoli.

” Këto janë fjalët e Maconit, agjent i “Pocho”-s. Totenhemi? Nuk e përjashtoj, por as nuk e konfirmoj. Ka 2 ose 3 skuadra, që janë të interesuara, por nuk ka asgjë konkrete.” Tek Milani? E paqartë.

Juventus

Zigler kalon vizitat mjekësore
Merkato ende nuk ka nisur, por Juventusi i ri është përshkruar zyrtarisht. Pas firmës së të martën, e djeshmja ishte dita e Ziglerit. Tashmë ish-lojtari i Sampdorias, edhe ai i lënë i lirë, i është nënshtruar, duke i kaluar vizitat mjekësore tek Juvja. Anësori përfshihet kështu edhe me të kaltrit. Mungon vetëm Pacienca, i cili pritet të vijë nga Napoli me çmimin zero, pasi i ka skaduar kontrata në fund të këtij sezoni.

Peruani

Fiore, edhe Vargas drejt largimit
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, e ardhmja e të mëdhenjve të ekipit “viola” duket gjithnjë e më larg Firences. Përveç Montolivos, edhe Xhilardino e Vargas mund të përfshihen në listën e lojtarëve drejt largimit, edhe pse jo detyrimisht këtë vit.

Në veçanti, për peruanin është bërë faktik interesimi i Mançester Sitit dhe Liverpulit në Angli, ashtu sikurse dhe Zenitit në Rusi, që janë të gatshëm të paguajnë shifrat e kërkuara nga Fiore.
(http://www.sportishqiptar.com.al)

No comments:

Post a Comment