Pilula që e shëron stresin

Shkencëtarët së shpejti do të jenë në gjendje të krijojnë pilulën e cila e shëron stresin, posa të zbulojnë se cilat reaksione kimike në tru dozën e shëndetshme e shndërrojnë në dozë të frikës dhe të ankthit.
Stresi është njëri nga arsyet e shumë problemeve shëndetësore të njeriut të sotëm
Shkencëtarët së shpejti do të jenë në gjendje të krijojnë pilulën e cila e shëron stresin, posa të zbulojnë se cilat reaksione kimike në tru dozën e shëndetshme e shndërrojnë në dozë të frikës dhe të ankthit.
Stresi është njëri nga arsyet e shumë problemeve shëndetësore të njeriut të sotëm. Hulumtimi, i cili qëllim të vetëm ka zbulimin e ilaçit kundër stresit, është duke u kryer në universitetin në Lester, ka një qëllim primar, që stresi të kontrollohet si dhe të gjitha pasojat e tij.
Ata dëshirojnë që ilaçi të jetë më ndryshe se andidepersivët, të cilët pacientëve u jepen vetëm atëherë kur shëndeti i tyre të jetë shkatërruar. Për momentin hulumtimet e tyre shkencëtarët janë duke i kryer në minj, që shenjat e para tregojnë të jenë në rrugë të mirë dhe së shpejti do të mund të kalojnë në fazën e ardhshme. Ata do të provojnë të gjejnë mënyrën e duhur për të parandaluar shfaqjen e depresionit dhe ankthit, që janë shkaktarët kryesorë të stresit.
Muzika – shkaktar i depresionit?
Të rinjtë që shumicën e kohës e kalojnë duke dëgjuar muzikë në MP3 janë më të rrezikuar nga depresioni. Studimi i botuar i hulumtuesve të Fakultetit të Mjekësisë nga universiteti në Pitsburg ka treguar se të rinjtë që shumicën e kohës së tyre e kalojnë duke dëgjuar muzikë janë më të rrezikuar nga depresioni, e nëse ndërpresin edhe leximin, atëherë rreziku do të jetë edhe më i lartë për deri në 80%. “Nga ky kënd nuk mund të sjellim vendimin e duhur. A dëgjojnë muzikë sepse janë nën depresion, apo vetëm se kërkojnë një përgjigje? A janë nën depresion, sepse dëgjojnë muzikë të zëshme?
Ndoshta janë në pyetje të dyja arsyet’’, thotë njëri nga ekspertët, Brajën Primak. Në vend se të dëgjojnë një ‘dozë’ të madhe të muzikës, studimi tregon se të rinjtë që lexojnë më shumë, 50% më pak janë të rrezikuar se do të lëshohen në vrimën e zezë të depresionit.
Në këtë hulumtim kishin marrë pjesë rreth 126 të rinj, nga 7 deri në moshën 17 vjeçe dhe kishte zgjatur rreth dy muaj, dhe 46 prej tyre ishte diagnostikuar se vuanin nga depresioni.

No comments:

Post a Comment