Pesë idetë e gabuara të kundërshtarëve të euros

Gati një e treta e gjermanëve dëshirojnë që vendi i tyre të braktisë eurozonën dhe konsiderojnë se valuta e përbashkët euro është e dëmshme, pasi shtetet si Greqia, Irlanda dhe Portugalia jetojnë nga.... ....tatimpaguesit gjermanë.
Kështu bëjnë të ditur rezultatet e një ankete me qytetarë në ekonominë më të fuqishme të Bashkimit Evropian.

Sipas anketës së dytë, shumica e gjermanëve janë kundër huas së re për borxhin grek dhe madje vetëm një e pesta mendon se ky do të ishte një hap i pranueshëm, 47 për qind mendojnë se do të ishte një hap “i rremë” dhe 33 për qind nuk kanë mendim.

Lidhur me këtë edicioni i internetit i gazetës më të njohur gjermane “Shpigel” përmend pesë idetë e gabuara të kundërshtarëve të euros.

Gabimi i parë është bindja se grekët jetojnë bukur duke iu “falënderuar” tatimpaguesve gjermanë, andaj edhe gazeta me tirazh të lartë “Bild”, të premten publikoi listën me 14 privilegjet e politikanëve dhe zyrtarëve shtetëror në Greqi - 16 paga vjetore, pensione të dyfishta, shtesa për punë kur është ftohtë.

Gabimi i dytë është mendimi se grekët do ta kishin më mirë pa euron, pasi që atëherë do ta kthenin drahmën, do ta devalvonin, do të tërhiqnin turistët.

Kjo, sipas “Shpigel”-it do të ishte e mundur, por pasojat tjera do të ishin katastrofale –vendi nuk do të mund të kthente më borxhet, të cilat do të vazhdonin të ishin me euro dhe menjëherë do të bankrotonin.

Në atë rast do të ekzistonte rreziku nga trazirat sociale dhe vrapi drejt bankave, në mënyrë që kursimet të transferoheshin jashtë vendit, gjë e cila do të çonte drejt rënies së sistemit bankar, ndërsa bankat e huaja, përfshirë edhe ato gjermane, do të duheshin që vetë ato t’i shlyenin borxhet e Greqisë.

Gabimi i tretë do të ishte se do të pësonin vetëm bankat që kanë spekuluar.
Ndryshe, bankat gjermane i kanë huazuar Greqisë 18 miliardë euro, me ç’rast nuk janë vetëm në pyetje institucionet financiare private, por edhe obligimet greke kanë të ashtuquajturën Landesbank, të cilat janë në masë të mirë në pronësi të shtetit, që do të thotë se në këtë rast tatimpaguesit në Gjermani do të thirreshin për ndihmë.

Gabimi i katërt, sipas gazetës gjermane, do të ishte “vajtimi” më i madh se si Gjermania duhet të paguajë për të gjitha, me çka harrohen të gjitha epërsitë që ky vend ka duke iu falënderuar valutës së përbashkët, pasi që pjesa më e madhe e eksportit, 60 për qind, shkon në eurozonë.

Pos kësaj, duke iu falënderuar euros në Gjermani është thyer shumë më lehtë kriza financiare dhe inflacioni viteve të fundit se sa kur përdorej marka.

Gabimi i pestë është mendimi se ka ardhur fundi i Unionit monetar evropian, pasi që në rast se Gjermania rikthen markën, do të vijë deri te rritja e madhe e vlerës së saj, eksporti do të ishte shumë më i shtrenjtë dhe do të shënojë ngecje dhe kjo do të paraqiste fundin e zhvillimit pozitiv në vend.

Fundi i Unionit monetar evropian do të kishte pasoja katastrofale - përveç atyre që priten dhe shumë të tjera, të cilat në këtë moment nuk mund të parashikohen, paralajmërojnë ekonomistët nga Instituti për ekonomi globale në qytetin verior gjerman Kil, trasnemton “Shpigel”.

Edhe pse nuk ka dyshim se shpëtimi i Greqisë do të ketë çmimin e vet për tatimpaguesit në Gjermani, kjo në çfarëdo rasti do të jetë më e vlefshme se sa braktisja me panik e euros, konkludon gazeta gjermane.


(www.gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment