Përfundon sondazhi për Himarën, Goro i PS avantazh të lehtë ndaj Bollanos

Vetëm katër ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, zona e cila pritet të ketë rivalitetin më të madh është padyshim Himara. Në këtë bashki garojnë katër kandidatë të cilët pretendojnë të drejtojnë qytetin në katër vitet e ardhshme. Dy agjenci të njohura në vend kanë përfunduar vetëm dje një sondazh në këtë bashki me anë të telefonatave, ku ka rezultuar se kandidati i opozitës, Jorgo Goro ka një epërsi të lehtë ndaj rivalit kryesor Vasil Bollano. Në vend të tretë renditet kandidati demokrat, dhe i katërti kandidati që përfaqëson partinë MEGA. Sipas autorëve të sondazhit bëhet e ditur se janë zhvilluar 105 telefonata vetëm në qytetin e Himarës. Nga këto 35 prej tyre kanë qenë në favor të Jorgo Goros i Partisë Socialiste dhe koalicionit opozitar. Në vend të dytë me një diferencë të vogël ndodhet kryetari aktual i baskisë, Bollano, i cili ka marrë 31 vota. Në vend të tretë është renditur kandidati i PD-së- Savo Prifti, dhe i katërti me vetëm 7 vota ka qenë kandidati i MEGA-s, Dhimitër Llazari. 10 qytetarë të kontaktuar nuk kanë dashur ta deklarojnë votën pasi janë në punë shteti dhe do të vendosin vetëm ditën e diel se për kë do votojnë. Ndërkohë pesë persona të tjerë s’kanë pranuar të hapin telefonin. E kthyer me përqindje, trendi është se kandidati socialist ka një avantazh te lehtë me katër për qind, por që është ende e pamjaftueshme që ai të quhet favorit. Marzhi i gabimit në këtë sondazh si në të gjithë të tjerët shkon në kufijtë e 2.5 për qind, çka bënë që kandidatët janë ende në garë të fort. Nëse do të llogarisim që punonjësit e shtetit kanë frikë të deklarojnë votën, mund të thuhet se këto vota potencialisht mund të jenë për opozitën por në rastin e Himarës opozitë quhen dhe kandidati i PD-së dhe MEGA-s, dhe jo vetëm Goro i PS-së.
(www.tiranaobserver.com.al)

No comments:

Post a Comment