Përfundon numërimi në disa qytete e komuna

Ka përfunduar numërimi i votave në disa qytete dhe komuna në vend. Në Tepelenë ka fituar kandidati i PS-së, Tërmet Teci me 1741 vota, ndaj Reshat Zike të LZHK-së me 1188 dhe atij të PD që mori 750 vota.Në Peqin, kandidati i “Aleancës për qytetarin” Ilir Rrushi u shpall fitues i bashkisë, me 2760 vota, ndaj Naim Teqjes së PS-së që mori 908.

Në Ersekë fitoi kandidati i PS-së Ali Llaku me 1546 vota, ndaj 1332 votave të kandidatit të PD-së.

Në Delvinë, përfundon numërimi i votave, shpallet fitues kandidati i PD-së.

Në Berat, përfundoi numërimi në komunën Otllak ku fitoi kandidati i PS-së me 12 vota më shumë se i PD-së. Ndërsa në Urën Vajgurore ka fituar me 12 vota më shumë kandidati i PS-së, Syrja Ormenaj.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment