Përfundon numërimi në 20 bashki, 13 i fiton PS, PD vetëm 7

Përfundon numërimi në 20 bashki, 13 i fiton PS, PD vetëm 7TIRANË- Deri në orën 20:00 të datës 9 Maj ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 20 Bashki. Ato janë: Gjirokastër, Himarë, Gramsh, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Ballsh, Burrel, Maliq, Peshkopi,Sarandë, Rubik, Rrogozhinë, Sarandë, Ersekë, Pukë, Lezhe, Kukes. Prej këtyre 13 bashki janë fituar nga Aleanca për të Ardhmen, ndërsa 7 nga Aleanca për Qytetarin.

Kukës
Rreth orës 20:00 ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Kukësit, ku fitues është shpallur kandidati i PD Halili me 6147 vota. Ndërsa kandidati i PS Cengu ka marrë 3441 vota.

Lezhë
Bashkia e fundit ku ka përfunduar procesi i votimit është Lezha. Nga 24 kuti votimi që kanë qenë në total, kandidati i PD Viktor Tusha ka fituar 4933 vota, duke u shpallur edhe fitues kundrejt rivalit të tij nga PS Gjok Jaku që ka marrë 4631 vota.

Gramsh
Sekretari i KZAZ-në Nr.15 në Bashkinë e Gramshit Gëzim Toçila deklaron se janë numëruar plotësisht 11 kutitë e votimit me 5384 fletë votimi të vlefshme, nga të cilat rezulton se ka fituar kandidati Dritan Bici i koalicionit "Aleanca për të ardhmen" me 3274 vota. Ndërsa Kastriot Zere, i koalicionit "Aleanca për qytetarin" ka marrë 1926. 184 vota kanë shkuar për Astrit Kosturin, kandidat i pavarur.

Gjirokastër
Edhe në Bashkinë e Gjirokastrës është shpallur fitues kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime,pas përfundimit te procesit te numërimit të votave në KZAZ-në nr 24 . Sipas sekretar i KZAZ, nr 24 Belul Hila, Bime ka fituar 6479 vota ndërsa kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Genc Sinojmeri ka fituar 4927 vota.

Himarë
Edhe në bashkinë e Himarës ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ku rezulton fitues kandidati i koalicionit "Aleanca për të ardhmen", Gjergji Goro. Sipas kryetarit të KZAZ-së nr.63, Xhevahir Çeloaliaj, kandidati socialist ka fituar me një diference prej 95 votash më shumë se rivali i tij më i afërt, Vasil Bollano, kryetar aktual i Bashkisë së Himarës, i rikandiduar nga PBDNJ. Çeloaliaj bëri të ditur se është duke u kryer formalizimi i materialit zgjedhor, i cili pritet te mbyllet brenda një kohe relativisht të shkurtër.

Përmet
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Përmetit, që përfshihet në KZAZ-në nr. 27. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Zenel Jaçe, tha se kandidati i koalicionit "Aleanca për të ardhmen", për bashkinë e Përmetit, Gilberto Jaçe, ka fituar 2150 vota kundrejt 1811 vota të kandidatit Kujtim Hoxha, i "Aleancës për qytetarin", i propozuar nga LSI.

Delvinë
Ka përfunduar procesi i numerimit te votave në bashkinë e Delevinës, ku përfaqesuesi i 'Aleances për qytetarin", Dhurim Alinani, rikonfirmohet serish kryetar bashkie. Sipas kryetarit te KZAZ nr. 64, Qazim Bobaj, kandidati i se djathtës Dhurim Alinani ka marrë 2214 vota, ndersa Dashamir Hado i "Aleances per te ardhmen", 2114 vota

Peqin
Është mbyllur proçesi i numërimit të votave në KZAZ-në nr. 16 të bashkisë së Peqinit, nga ku rezulton fitues kryetari aktual i Bashkisë, Ilir Rrushi, kandidat i "Aleancës për qytetarin".
Kryetari i KZAZ nr. 16 në Peqin, Julian Mahahasa, tha se nga numërimi i votave për kryetar të Bashkisë së Peqinit, rezulton se kandidati i koalicionit "Aleanca për qytetarin", Ilir Rrushi, ka marrë 2607 vota, ndërsa Naim Teqja i "Aleanca për të ardhmen" 904 vota.

Tepelenë
Në Tepelenë ka përfunduar numërimi i të 7 kutive të votimit nga ku fitues rezulton kandidati i koalicionit "Aleanca për të ardhmen", Tërmet Peçi.Kryetari i KZAZ-së nr. 24, Behar Lulo, se kandidati i koalicionit "Aleanca për të ardhmen", Tërmet Peci, ka fituar 1741 vota kundrejt kandidatit të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Reshat Zika, që ka marrë 1217 vota, ndërsa kandidati i "Aleancës për qytetarin", Sevo Mici, kryetari në detyrë i bashkisë, ka marrë 750 vota.

Memaliaj
Ka përfunduar edhe në KZAZ nr. 26 në Tepelenë, numërimi i votave për bashkinë e Memaliajt. Kryetari i kësaj KZAZ-je, Behar Lulo, tha se kandidati i koalicionit "Aleanca për të ardhmen", Lulëzim Meçi, ka marrë 1199 vota kundrejt 974 vota që ka marrë kandidatja e koalicionit "Aleanca për qytetarin", Hatixhe Qëndra.

Ballsh
Përfundon procesi i numërimit në 8 kutitë e votimit. Kandidati PS fiton me 2316 kundrejt kandidati PD i cili ka 2136 vota.

Burrel
Është mbyllur procesi i numërimit në Burrel. Fiton PS me 3658 vota kundrejt PD me 3119 vota. Janë numëruar 16 nga 16 kuti.

Maliq
Ka përfunduar procesi i numërimit në Maliq. Fiton kandidati i ‘Aleanca për të Ardhmen’ me 3091 vota kundrejt kandidatit të ‘Aleancës për Qytetarin’ me 2909 vota. Janë numëruar gjithsej 7 nga 7 kuti.

Peshkopi
Përfundon procesi i numërimit. Kandidati i PD fiton me 44 22 vota kundrejt kandidatit PS me 3013

Sarandë
Perfundon numerimi. Kandidati i PS, Stefan Cipa fiton me 7234 vota, kandidati i PD-se, ka marre 4976 vota.

Rublik
Përfundon numërimi në KZAZ numër 38 për Bashkinë e Rubikut. Fitues kandidati i PS Gjok Vukaj me 1419 vota kundrejt , kandidatit të PD Mark Ruci me 1087 vota.

Rrogozhinë
Përfundon numërimi fiton kandidati i PDIU, Ndriçim Dushku

Rrëshen
Në Bashkinë Rrëshen fiton kandidat i PS-së Ndue Kola, 798 vota më shumë se Gjon Deda. Numërimi përfundoi në 09.00 '

Ersekë
Fiton kandidati i Aleancës për të Ardhmen. Fiton Alim Laho 1546 vota me 500 vota më shumë se kandidati i "Aleancës për Qytetarin" i cili ka marre 1232 vota.

Pukë
Në Bashkinë e Pukës ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Fitues është shpallur koalicioni “Aleanca për Qytetarin” me kandidatin e saj , Beqir Arifi. 955 vota. Pas saj vjen koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” me kandidatin Enver Sulejmani me 902 vota, e ndjekur nga Partia Cështja Shqiptare me kandidati Astrit Hushi me 704 vota.(BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment