Përfundon mbledhja e KQZ nga 89 kuti të hapura 150 vota Basha, 63 vota Rama

Komisioni Qendror Zgjedhor vazhdon sot për të tretën ditë numërimin e fletëve të votimit të gjetura në kutitë e gabuara, pavarësisht kundërshtimeve të përfaqësuesve të opozitës, të cilët akuzojnë KQZ se po shkel ligjet.
Nga numërimi i fletëve të kontestuara, të cilat nga Ristani quhen fletë të panumëruara, në 89 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 150 vota kundrejt 63 të akorduara për Edi Ramën. SHBA thirrje udhëheqësve dhe të gjithë anëtarëve të partive politike në Shqipëri për të respektuar procesin zgjedhor dhe të ruajnë qetësinë. PS padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor. Protestuesit bllokojnë akset kryesore me gurë e goma. Ka përfunduar protesta e PS para KQZ rreth orës 20:15 ku në përfundim të saj deputeti i PS Taulant Balla i ka bërë thirrje mbështetësve që sërisht të mblidhen nesër para KQZ.
Gjatë protestës deputet dhe përfaqësues të PS kanë mbajtur një fjalim të shkurtër me megafon, ku në pjesën më të madhe të tyre kritikat i janë drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj si reagim kundrejt dhunimit te 2 protestuesve socialist mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që në protestë është vënë re prania e nënës së liderit të PS Edi Rama e cila shoqerohej me bashkëshorten e tij. Gjatë protestës në ndryshim nga një ditë më parë nuk ka pasur tentativa për të thyer kordonin e policisë. Policia e qytetit të Vlorës ka dërguar për ndjekje penale kreun e sapozgjedhur të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjikën. Sipas njoftimieve të policisë kryetari socialist i bashkisë ka organizuar tubim të paligjshëm.

KQZ HAP 89 KUTI, 150 VOTA BASHA, 63 VOTA RAMA
Ora 22:44 KQZ ka mbyllur mbledhjen e sotme për ta vijuar sërisht nesër për numërimin e kutive të njësisë numër 5. KQZ gjatë 3 ditëve ka hapur gjithsej 89 kuti, nga të cilat ka konstatuar janë gjetur fletë të hedhura gabim që nuk i përkisinin kutisë ku ishin hedhur. Nga mbledhja e këtyre fletëve llogariten 150 vota për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe 63 vota për kanditin e PS Edi Rama.

VLORE, POLICIA NDJEKJE PENALE KREUT TË BASHKISË
Ora 21:55 Policia e qytetit të Vlorës ka dërguar për ndjekje penale kreun e sapozgjedhur të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjikën. Sipas njoftimieve të policisë kryetari socialist i bashkisë ka organizuar tubim të paligjshëm, në mbështetje të protestave të organizuara në Tiranë.

KQZ HAP 87 KUTI, 143 VOTA BASHA, 62 VOTA RAMA
Ora 21:42 KQZ ka hapur gjithsej 87 kuti, nga të cilat ka konstatuar janë gjetur fletë të hedhura gabim që nuk ipërkisinin kutisë ku ishin heshur. Nga mbledhja e këtyre fletëve llogariten 143 vota për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe 62 vota për kanditin e PS Edi Rama.

HAPET KUTIA 19 69, 1 VOTË RAMA
Ora 20:45 KQZ ka hapur kutinë numër 19 69, KZAZ 53, njësia 9 ku kanë rezultuat 4 fletë të kontestuara për kryetar bashkie, 1 fletë votimi shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për kandidatin e PS, Edia Rama. 1 fletë për këshillin e bashkisë shkon për PS dhe 2 fletë të vlefshme shkojnë për këshillin e njësisë për PS.

HAPET KUTIA 19 60/1, 1 VOTË RAMA, 1 BASHA
Ora 20:30 KQZ ka hapur kutinë numër 19 60/1, KZAZ 53, njësia 9 ku kanë rezultuat 2 fletë të kontestuara për kryetar bashkie, 1fletë votimi shkojnë për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për kandidatin e PD Lulzim Basha, 1 fletë votimi shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për kandidatin e PS, Edia Rama.

PËRFUNDON VIZITA E AMBASADORËVE TË SHBA, BE DHE OSBE TEK SELIA ROZË
Ora 20:24 Ka përfunduar takimi i ambasadorit të SHBA-ve Aleksandër Arvizu, i BE-së Etore Sequi, dhe Eugen Wollfarth i OSBE-së me liderin e opozitës. Tekasa është ndalur një moment me gazetarët ambasadori i SHBA i ka bërë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë që ka pohuar se në këtë takim ndër të tjera është diskutuar edhe për Tiranën.

PËRFUNDON PROTESTA E PS
Ora 20:15 Ka përfunduar protesta e PS ku në përfundim të saj deputeti i PS Taulant Balla i ka bërë thirrje mbështetësve që sërisht të mblidhen nesër para KQZ.Gjatë protestës deputet dhe përfaqësues të PS kanë mbajtur një fjalim të shkurtër me megafon, ku në pjesën më të madhe të tyre kritikat i janë drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj si reagim kundrejt dhunimit te 2 protestuesve socialist mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që në protestë është vënë re prania e nënës së liderit të PS Edi Rama e cila shoqerohej me bashkëshorten e tij. Gjatë protestës në ndryshim nga një ditë më parë nuk ka pasur tentativa për të thyer kordonin e policisë.

TAHIRI: TË MBIDHEMI DERISA TË GJUNJËZOJMË SALIUN
Ora 20:10 Deputeti i PS Sajmir Tahiri duke iu drejtuar forcave të policisë që të mos dhunojnë qytetarët i ka drejtuar një thirrje të gjithë qytetarëve që të mblidhen derisa të gjunnjëzojnë kryeministrin e vendit.
‘Mos të guxojë njeri të vëjë dorë mbi qytetarët se do e paguajë shumë shtrejtë. Kjo betejë është e fituar që në nisje, që në momentin që në këtë shesh jemi sa jemi dhe në cdo aks janë shqiptërë që protestoijnë. Thirrja ime është jepini forcë zërit tuja, shpirtit, jepini forcë hajdeni mblidhemi nesër dhe pasnesër gjersa të gjunjëzohet Saliu.’,- deklaroi Tahiri

SHALSI: SALIU PO NDËRSEN SHIPËTARET MES TYRE
Ora 19:59 Gjatë fjalës së tij Shalsi deklaroi se kryeministri po ndërsen shqiptarët ndërmjet tyre dhe jo PS.
‘Vetëm plagë ka ditur të hapët, mos harrojmë se kemi të njëtin njeri që disa vite më parë solli firmat piramidale ndërkohë që sot vrau dhe dogji Shqipërinë. Nuk jemi ne që kërkojmë të ndërsejmë shqiptarët por është ai që kërkon ti ndërsejë ndërmjet njëri tjetrit, sot jemi të vendosur, ishte Sali Berisha që i provoi pastër si mund të vjedhë në mes të ditës. Sali nuk kemi rrugë vetëm po të kalosh mbi trupat tanë, ndaj të rezistojmë, mund të na bllokosh por ne përsëri do ecim.’
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment