Pele': Sulmuesi "Chicharito" mund të jetë Messi i ri!

Futbollisti legjendar brazilian, Pele, e ka lavdëruar sulmuesin e ri meksikan të Mançester Junajtedit, Havier Çiçarito Hernandez, i cili në këtë edicion ka qenë njëri nga më të merituarit për sukseset e “Djajve të Kuq”.
Që prej se erdhi verën e kaluar në “Old Trafford”, Çiçarito ka shënuar 20 gola në 42 ndeshje, duke e befasuar edhe trajnerin e Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson, i cili ka thënë se nuk ka besuar se meksikani i ri do të përshtatej kaq shpejt në Premier League.

“Pa dyshim që Hernandez është një lojtar që premtues. Ai është i shkëlqyer. I kam shikuar disa nga ndeshjet e tij në TV dhe sinqerisht mendoj se ai është një futbollist fantastik. Ai mund të jetë Mesi i ri, pasi zotëron një talent të madh. Hernandez është një befasi e madhe, pikërisht siç ishte Hugo Sançezi, sepse është futbollist që shënon shumë gola”, ka theksuar Pele.

Më pas, legjenda brazilian ka komentuar edhe paraqitjet e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Mesi me fanellën e Barcelonës dhe në atë të Argjentinës. “Ekziston një dallim i madh ndërmjet Mesit të Barcelonës dhe Mesit të Argjentinës. Kur Mesi luan për ‘gauços’ nuk është i njëjti lojtar si te Barça”, ka vlerësuar Pele.
(ikub.al)

No comments:

Post a Comment