PDSH akuzon BDI-në për manipulim të shqiptarëve.

Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar BDI- në për manipulimet që po bën gjatë fushatës parazgjedhore. PDSH thotë se Bashkimi Demokratik për Intergrim po tallet me votuesit dhe me shqiptarët.
"Manipulohet me gjuhën shqipe – enigma ende ekziston tek lideri i BDI-së Ali Ahmeti i cili për dy-tre ditë i ndërron disa herë deklaratat për zyrtarizmin e gjuhës shqipe. Herë deklaron se gjuha shqipe është plotësisht zyrtare e herë deklaron se e njëjta nuk i plotëson kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe se e njëjta duhet të rishqyrtohet në parlament. Manipulohet me ekonominë – premtuan 100.000 punësime por harruan ti tregojnë popullit se ato punësime ofrohen me anë të azilit. Tani rrezikohet edhe vendosja e vizave gjë e cila do ta vështirëson edhe më tej atmosferën e zymtë ekonomike. Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë në gjendje më të vështirë ekonomike, kurse këta edhe ndihmat sociale ua ndalën" , theksoi zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi.

Ai u shpreh më tej se manipulimi i BDI-së nuk njeh kufi duke keqpërdor institucionin e Presidentit të Kosovës dhe të Shqipërisë për përfitime politike.

"Të rikujtojmë tragjikomedinë me ftesën apo më mirë thënë me mos-ftesën e z.Fatmir Sejdiut në përurimin e Ivanovit, duke e detyruar të njëjtin që disa herë të deklarohet dhe të arsyetohet se nuk ka pranuar asnjëfarë ftese nga shteti Maqedon. Dhe në fund do ta pyesim BDI-në për grupet punuese të cilët duhej ta zgjidhin përfundimisht statusin e ushtarëve të UÇK-së, të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Derisa ‘branitellat’ studiojnë falas në Universitetin Shtetëror të Tetovës, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve të luftës i kalojnë ditët e tyre në varfëri të skajshme pa përkujdesje institucionale", theksoi Tresi.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment