Partnerët e ngjashëm, marrëdhënie më të suksesshme

Nje tjeter aksiome e urtesise popullore eshte konfirmuar nga shkenca, ndoshta eshte e vertete se te qenurit te kundert karakterialisht nuk favorizon jetegjatesine e nje historie dashurie, por nxit kontraditat ne cift.

Per te vertetuar kete hipoteze shkenca ka krijuar se fundmi edhe nje koeficient pajtueshmerie (QC), i cili sherben per te matur harmonine e nje marredhenieje mes dy njerezve.

Kjo eshte bere e mundur nga psikologu britanik Glenn Wilson, i cili thekson se gjate rrjedhes se historise evolucionare te marredhenieve te dashurise, burrat dhe grate kane zhvilluar strategji te ndryshme per te zgjedhur, joshur, terhequr dhe mbajtur pas vetes partneret e tyre, me te vetmin qellim qe te shtojne jetegjatesine dhe qe te permiresojne cilesine e jetes ne cift.

Midis testeve te shumta qe jane zhvilluar per te hetuar elementete qe ndikojne ne jetegjatesine e nje cifti, nder me te suksesshmit kane rezultuar testet e bazuara pikerisht ne parimin e ngjashmerise. Sipas hulumtimeve ka rezultuar se partneret qe kane ngjashmeri ne tiparet kryesore te personalitetit, ne qendrime dhe preferencat kryesore, sherbejne si nje garant per krijimin e nje lidhjeje dashurie te shendetshme dhe jetegjate.

Per te lehtesuar zgjedhjen e nje njeriu sa me te ngjashem sherben koeficienti i pajtueshmerise(QC), matja e se cilit bazohet ne rreth 25 element ku perfshihen ngjashmerite fizike, koncepti mbi inteligjencen, preferencat muzikore, pikepamjevet e perbashketa politike, cilesite e personalitetit, qendrimet ndaj fenomeneve te jetes se perditshme, etj.

Sa me shume element te perbashket aq me i madhe niveli i ketij koeficenti dhe rrjedhimisht aq me te shumta garancite dhe pritshmerite qe personi te jete ai i duhuri dhe marredhenia te jete e shendetshme dhe e gjate.

(sekretebukurie.com)

No comments:

Post a Comment