Parashikimi global: Në verë, Shqipëria “mbytje” nga shirat

Kjo verë do të ketë reshje më shumë se zakonisht dhe nuk do të na merret fryma nga të nxehtit e madh.
Parashikimi i veçantë për muajt qershor, korrik dhe gusht të verës që po troket, mbërrin nga NOAA (National Oceanic & Atmosferic Adminisitrate), agjencia e Motit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ka bërë një vlerësim të treguesve të pritshëm të motit për verën 2011 në rang global.

Ky vlerësim tregon se sa u përket reshjeve, shirat këtë verë do të jenë më të pranishëm se kuota normale mesatare në stinën e verës dhe sidomos në rajonet veriore.

Në Evropë, konkretisht NOAA parashikon që shirat më të rëndë të jenë në Castile (Spanjë) dhe zonën në mes të veriut të Greqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë perëndimore.

Kurse thatësira, ashtu si edhe vitin e kaluar, do të jetë mjaft e pranishme në Rusi dhe një pjesë të Polonisë.

E sa u përket temperaturave, thuhet se mesatarja e tyre do të ndryshojë në shumë vende të Evropës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, ku ato do të jenë më të ulëta.

Me sa duket, më ftohtë do të jetë zonën e gadishullit Iberik, mbi vendet e Ballkanit dhe zonat perëndimore të Detit të Zi.

Në tërësi, nuk do të ketë valë të të nxehtit në vendin tonë.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment