Paralajmëron fundin e botës duke shpenzuar 140 000 dollarë!

Robert Fitzpatrick, ish-punonjës i transportit publik në New York ka shpenzuar të gjitha kursimet e tij për të njoftuar popullatën për datën e Ditës së Gjykimit, me shpresën se do të fitojë një vend në parajsë.
Fitzpatrick ka shpenzuar plot 140,000 dollarë për veshur të gjithë Nju Jorkun, duke përfshirë edhe metronë, me tabela e postera që njoftojnë fundin e botës në mesnatën e 21 majit 2011.

“Dëshiroj të paralajmëroj njerëzit se çfarë do të ndodhi, ka thënë ai për Daily News. Kush e ka kuptuar se do të vijë fundi i botës ka për detyrë ti paralajmërojë të gjithë”.

Ai është një nga adhuruesit dhe besimtarët e pasionuar të predikimeve të Harold Camping, që prej vitit 2006, i cili ka parashikuar fundin e botës me një listë të gjatë të llogaritjeve nga Bibla.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment