Pacino do nderohet në Festivalin e Venecias

Aktori dhe regjisori amerikan Al Pacino do të marrë cmimin Lavdia e Kinemasë në Festivalin e Venecias.

Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët, të cilët kanë saktësuar se cmimi do të jepet për prodhimin e filmave që kanë lënë “një markë orgjinale” në kinemanë bashkëkohore.
Ylli i triologjisë “Kumbari” u bashkohet kështu fituesve të mëparshëm të këtij cmimi, si Sylvester Stallone dhe japonezi Takeshi Kitano.
Pacino, 71 vjec, do ta marrë cmimin më 4 shtator, para premierës së filmit të tij të ri “Wilde Salome” në festival.
Dokumentari, që eksploron shfaqjen Salome të Oscar Wilde, shënon prodhimin e tretë të Pacino prapa kamerave.
Fituesi i cmimit Oscar, që e vlerëson filmin si “projektin më personal të të gjitha kohrave”, luan gjithashtu rolin e Herodit.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment