Pabarazia të pasur dhe të varfër, Shqipëria me koeficent të lartë

Në vendet me ekonomi të polarizuar, potencialet për dhunë rriten. Ky është rasti i Shqipërisë dhe Zimbave, shtete të cilat koeficientin e të ardhurave për frymë të shpërndara në mënyrë të papërputhshme e kanë shumë më të lartë se mesatarja botërore e përcaktuar.
Ajo është 0,6 %, nga 0,25%. Ky përfundim vjen nga analiza e Lloyd Brown-john, i agjencisë prestigjoze “The Windsor Star”, i cili është bazuar në një studim të Institutit të Politikave Ekonomike të Uashingtone DC, për raportin e të ardhurave mesatare të të pasurve të Amerikës dhe të të varfërve të saj, dhe të disa vendeve të tjera. Analiza përfshin periudhën nga 1980 në 2006. Në këtë periudhë studimi prej 26 vjetësh, Instituti i Politikave Ekonomike doli me përfundimin se 1 për qind e popullsisë kishin të ardhura 10 herë më shumë se të ardhurat e pjesës tjetër të popullsisë në 1980. Në këtë mënyrë, kjo është shumëfishuar me 20 herë krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë deri në 2006. Sipas studimit në fjalë, pabarazia mund të rritet me një hap dramatik. Studimi citon se, një matës i zakonshëm i pabarazisë është shkalla ekonomike e quajtur koeficienti Gini, që është koeficienti i të ardhurave për frymë, që ka marrë emrin e një statisticieni italian, i cili publikoi formulën e tij matematike në 1912. Koeficienti Gini nis nga zero (çdo njeri ka të njëjtat të ardhura) në një (ku çdo person i vetëm mbart të gjitha të ardhurat). Kështu Gini është një koeficient i cili mat shpërndarjen e të ardhurave. Shumica e shteteve e kanë këtë koeficient nga 0.25 në 0.6. Suedia ka koeficientin më të ulët rreth 0.25; Kanada -rreth 0.30; SHBA -rreth 0.40; Shqipëria dhe Zimbave -rreth 0.60. Në dekadën e kaluar, ndërsa Brazili ulte këtë koeficient nga 0.60 në 0.55, SHBA ka shënuar rritje të këtij koeficienti nga 0.38 në mesin e viteve 1980s në 0.40 sot. Sipas analistit dhe studiuesit Lloyd Brown-john, nivelet e dhunës janë më të larta në shoqëritë me varfëri të madhe dhe shpërndarje të të ardhurave në mënyrë të paapërputhur. E si rrjedhojë, sipas tij, është e mundur që shtrirja e të ardhurave në mënyrë të mos përputhur mund të lidhet me paqëndrueshmërinë politike të demokracive. Në këtë mënyrë, edhe rasti i Shqipërisë, ku klasa e mesme është vështirë të dallohet, ndërsa kemi një dallim të qartë mes të pasurve dhe të varfërve dëshmon se demokracia sa vjen e lëkundet dhe tranzicioni thellohet .Duke iu referuar teorisë marksiste, Marxi ka argumentuar se pabarazia ekonomike krijoi sistemin treklasor, -atë të lart, të mesëm dhe të ulët, ose proletariatin. Më parë ai ka argumentuat që pabarazia ekonomike në mënyrë të paevitueshme lidhet me konfliktin revolucionar të klasave. Por ka shenja që implikimi i klasave divergjente, ende mund të jetë një ogur për konflikte të ardhshme. Megjithatë, ndërsa Karl Marx mund të jetë injoruar, struktura thelbësore e klasës, e cila provokon konfliktin klasor mund të mos jetë aq larg nga realiteti i tanishëm.
(www.mapo.al)

No comments:

Post a Comment