Owen: Ëndërroj një gol në finalen e Champions

Michael Owen, sulmuesi i Manchester United, ka shprehur dëshirën për të hyrë në fushën e lojës si zëvendësues dhe për të shënuar golin e fitores në finalen e Ligës së Kampioneve që ekipi i tij do të luajë ndaj Barcelonës, në Wembley, më 28 maj.“Stërvitem çdo ditë me objektivin për të qenë gati kur trajneri të ketë nevojë për mua. Ëndërroj që ditën e finales të hyj në lojë si zëvendësues dhe të shënoj golin e fitores për ekipin tim”, u shpreh Owen për faqen zyrtare të Manchester United.

Më tej, sulmuesi anglez i cili “ngroh” stolin në ekipin e Sir Alex Ferguson, shtoi: “Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Edhe ata që luajnë pak mund të ndryshojnë lojën me një top të pasuar saktë apo me një gol. E rëndësishme është që të jesh gati kur trajneri të thotë të hysh në fushë.”

No comments:

Post a Comment