Oprah Winfrey lë skenën pas 25 vitesh.

Mbretëresha amerikane e "talk-shows", Oprah Winfrey i dha lamtumirën publikut të saj gjatë transmetimit të fundit të emisionit të saj, që gjatë 25 viteve, ka parë të parakalojnë të gjithë të njohurit e vendit dhe është parë nga rreth 40 milionë amerikanë çdo javë.
Në këtë emision që ishte regjistruar një ditë më parë në studiot e yllit të Çikagos, Oprah Winfrey i dërgoi një mesazh telespektatorëve.
'"Secili prej jush ka platformën e tij për t'u shprehur. E juaja ndodhet atje ku ju jeni. Është platforma juaj, rrethi juaj i influencës, 'talk-show' juaj''', theksoi ajo.

Në moshën 57-veçare, Oprah Winfrey është një nga amerikanet më të pasura, me një pasuri të vlerësuar në vitin 2010 me 2,4 miliardë dollarë nga revista ''Forbes''.
Disa i atribuojnë prezantueses me ngjyrë se kishte ndryshuar mënyrën me të cilën njerëzit flasin dhe ka popullarizuar një stil interviste e tipit "confesional". Rekomandimet e saj përsa i përket librave kanë shkaktuar një efekt spektakolar përsa i përket shitjes.

Oprah Winfrey Show filloi punë me 8 shtator 1986 në stacionin televiziv ABC. Emisioni i fundit i saj ishte i 4 561-ti. Emisioni u ndoq nga të paktën 40 milionë persona në SHBA dhe u transmetua në 150 vende.
Por Oprah Winfrey nuk e ka lënë botën e televizionit. Ajo lancoi më 2 janar stacionin e saj televiziv të quajtur "Oprah Winfrey Network", i disponueshëm për 80 milionë familje amerikane.

(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment