OKB kërkon armëpushim në Libi


Koordinatorja e ndihmave në Kombet e Bashkuara, Valerie Amos, ka bërë thirrje për armëpushim në Libi, për të ndihmuar në zbutjen e krizës humanitare.

Valerie Amos, duket të ketë thënë te Këshilli i Sigurimit të OKB-së se qyteti Misrata, i vetmi qytet nën kontrollin e kryengritësve, në pjesën perëndimore të Libisë, është në gjendje të vështirë pasi kanë mungesë në ushqim dhe ujë.
Agjencitë humanitare janë shumë të shqetësuara për njerëzit që jetojnë në hapësirat ku po zvillohen luftime. Në Misrata, që është e para në listën e shqetësimeve, luftimet, në disa pjesë të qytetit, vazhdojnë me muaj. Rezerva ka, por disa njerëzve po u zvogëlohen sasitë e ushqimit, të ujit dhe gjërat e tjera themelore për mbijetesë, tha Valerie Amos.
Gjithashtu, ajo ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit, të siguroj që të gjitha palët ta respektojnë të drejtën ndërkombëtare.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment