ODIHR, raport interim për numërimin e fletëve të votimit

ODIHR pritet të nxjerrë një raport interim për mënyrën e procesit të numërimit të votave të 8 majit. Këshilltari i shtypit të ODIHR-it, Xhuzepe Milazzo në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” shprehet se “ODIHR do të mbajë një raport tjetër, interim, për mënyrën e procesit të numërimit të votave dhe se ai mund të bëhet publik brenda javës.

Bëhet e qartë se fletët e kontestuara dhe akti normativ i KQZ-së pritet të jenë objekt vlerësimi i raportit të OSBE-së dhe ODIHR-it. Publikimi i këtij raporti të katërt ndërkombëtar për zgjedhjet e 8 majit dhe mbarëvajtjen e procesit varet siç duket, nga shpallja e rezultateve paraprake për çdo bashki dhe komunë nga ana e KQZ-së.

Kur ODIHR pritet të mbajë raportin final për zgjedhjet e 8 majit në fillim të muajit korrik, ambasadorët kryesorë në vend duke përfshirë atë amerikan, Arvizu kanë mbajtur kontakte me kryeministrin Berisha dhe kryetarin KQZ-së, Ristani në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje që do të qetësonte palët.
Ndërkohë që zyrtarët më të lartë të Komisionit Evropian, Presidenti i KE-së, Jose Manuel Barroso, komisioneri i KE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle, si dhe emisari i posaçëm i BE-së, Stefan Lajçak pritet të jenë në Shqipëri këtë fundjavë.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment