Obama, takim kokë më kokë me Netanyahu


Presidenti amerikan Barack Obama do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington, vetëm pak orë pas shprehjes së diferencave lidhur me rrugën e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.


Obama deklaroi se shteti i ardhshëm palestinez duhet të bazohet në kufijtë e përcaktuar gjatë luftës së vitit 1967.

“Shkëmbimet e pranuara reciprokisht mund të ndihmojnë në krijimin e një Palestine të suksesshme dhe një Izraeli të sigurtë”, tha Obama.

Por zoti Netanyahu u shpreh kundër këtij plani, duke nënvizuar se kufijtë e 1967-ës janë “të pambrojtshëm”.

Rreth 300 mijë izraelitë jetojnë në kolonitë e ndërtuara në Bregun Perëndimor, të cilat shtrihen përtej këtyre kufijve.

Kolonitë në fjalë, në bazë të ligjeve ndërkombëtare janë ilegale, edhe pse Izraeli vazhdon ta kundërshtojë një gjë të tillë.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment