Numërimi,Basha:Vonesat s’i shërbejnë qytetarëve

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, duke shprehur edhe njëherë sigurinë për fitore në këtë garë, ka inkurajuar komisionerët dhe numëruesit të vijojnë punën, për të përmbyllur me transparencë deri në fund këtë proces.
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Basha ka falenderuar komisionerët për punën e mirë që kanë bërë, në shërbim të një procesi të regullt e korrekt.

”Falenderoj gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit që kanë punuar për një proces të rregullt e korrekt. E di që shumë prej jush janë të lodhur. Ne kemi parë dhe po shohim demokracinë të funksionojë”- ka thënë Basha, duke shtuar se ka ende shumë vota për t’u numëruar.

Ai ka shprehur vendosmërinë për të pritur numërimin korrekt dhe të ndershëm. “Qytetarët pavarësisht bindjeve e meritojnë, është koha të bashkohemi rreth interesit qytetar, sepse të gjithë duam që cdo votë të numërohet dhe rezultati të reflektojë votën”- ka thënë ai.

Basha ka pranuar se tendenca shkon në drejtimin e tij dhe ai mbetet i sigurt në fitore, por ka kërkuar përkushtim deri në numërimin e votës së fundit. “Asnjë kandidat nuk duhet të paragjykojë rezultatin pa u numëruar edhe vota e fundit”- tha ai, duke inkurajuar komisioneret të vazhdojnë pa vonesa dhe pengesa për ta përmbyllur procesin sa më shpejt.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment