NJESIA 10, SITUATE E TENSIONUAR; NUMERIMI I BLLOKUAR

NEWS24 raporton për prani të forcave të policisë në dyert e shkollës "Avni Rustemi". Dy deputetë të PS-së kanë tentuar të hyjnë në KZAZ por është ndaluar nga policia. Në KQZ pak minuta më parë pati debate në lidhje me numëruesit. Ristani thotë se numëruesit socialistë nuk pranojnë të dalin jashtë dhe i kërkon policisë të ndërhyjnë për ti nxjerrë jashtë. Me nje vendim me 4 vota KQZ vendosi shkarkimin e 3 anetereve PS, dhe 1 te PBDNJ ne KZAZ nr 54, dhe i ben thirrje PS e PBDNJ te dergojne emrat deri ne oren 14. 30.
Nga ana e numëruesve PS thonë se nuk janë shkaktarët por numëruesit e PD-së. Nga ana e deputetes Ledi Shamku tha se shkarkimi është turp dhe është bërë me telefon. Nga ana e tij deputeti Gerti Bogdani akuzoi numëruesit socialistë se bllokuan procesin e numërimit pasi në këtë njësi po fitonte Basha.

(ballkanweb.com)

No comments:

Post a Comment