Një vajzë në 3D!


Ajo është bërë e famshme nga Tallavaja e Flori Mumajesit.
Kapuç ngjyrë rozë, xhinse të gjera dhe stilin e shpërqendruar të kërcyerit e bën Eleonorën një personazh interesant. Dhe jo vetëm për këto. Në fakt, ajo ka qenë e tillë përderisa syri i Mumajesit e përzgjodhi të jetë pjesë e performancës së tij skenike në "Top Fest 8". Në qoftë se keni menduar që ajo vajzë është rome, keni gabuar, është tërësisht dorë e bardhë, por nuk ndihet keq edhe po ta quajnë të tillë. Edhe pse është një vajzë që vazhdon studimet për Diplomaci ajo e do tallavanë, në makinën e saj mund të gjesh edhe tinguj haremi që të përcjellin shpesh adrenalinë në timon. Në këtë bisedë për "Sh2"-in, ajo rrëfen aventurat e saj muzikore dhe dëshirën për të arritur diku...larg.



Eleonora, mund të na thoni për të gjithë lexuesit një informacion të përgjithshëm për veten. Kush është Eleonora?

Eleonora hmm, sa herë më bëhet kjo pyetje e kam vështirë t'i përgjigjem. Jam një vajzë rebele për sa i përket aventurës së jetës. I dua gjërat e reja, dua të përballem me sfida çdo ditë. Si gjë e re dua ta ceki muzikën që e praktikoj gati që 5 vite. E bëj për shkak se më pëlqen dhe pasi u bën të gjithë këngëtar, mbeta vetëm unë, thash hajt se po e provoj çka është të futesh në botën e muzikës (qesh). Njihem si Llollo në muzikë. Jam rapiste, përveç rapit provoj edhe zhanre të tjera, sepse mundem t'i bëj dhe i dua.


Ju pamë për herë të parë në publik në këngën e Flori Mumajesit, kjo është dalja juaj e parë në një skenë apo keni dalë edhe më parë?
Më patë me Florin, por nuk ka qenë hera e parë në publik, kam marrë pjesë edhe më herët në "Top Fest" edhe në vende tjera. I kam të realizuara disa ide të miat, por puna është që nuk e kam kohën që të merrem shumë me muzikën. Kam dhe obligime të tjera.

Si jeni njohur me Florin?

Florin e njoh që 3 vite, më duket. Ai më pa dhe mendoi që do të dilte diçka e bukur, nëse bënte një bashkëpunim me mua, dhe e bëmë bashkëpunimin. Realizova një këngë tek ai. Është këngë e bukur, por me spotin e prisha fare, si fillestare që isha bëra një rrëshqitje të vogël, por tani e përmirësova me duket.


Jua bëri ai propozimin për të qenë pjesë e performancës së tij skenike?

Propozimin e bëri Flori, por edhe përgjigja e dyanshme e bëri hitin produktiv të adhuruesit.


Si jeni ndjerë në atë kërcim?

Kur ka tallava, ndihem për qejf (qesh)


Juve vetë, ju pëlqen muzika tallava?

Ajo është muzikë, kur je e dashuruar në një gjë, e cila ta lëviz trupin, nuk e shef se çfarë është tallava, hip-hop apo ndonjë house. Por fakti është që e dua tallavanë, por nuk e pëlqej.


E dëgjoni atë?


Po të futesh në makinën time... gjinden edhe tallava (qesh).


Pse mendoni që të gjithë e dëgjojnë dhe shumë e mohojnë atë?

Po secili njeri, i cili e dashuron veten nuk them që e do, sepse unë e dua veten. Ai njeri automatikisht duhet të bëjë një veprim që në një momentet të caktuara të duket më KULL me një muzikë që se ka idenë se çfarë është ose çfarë domethënie ka. Pra, është një X cak i tyre që duhet ta arrijnë po që s'e dëgjojnë tallavanë. Po jepi 2 birra, si do ta luaja tallavanë ju nuk e keni idenë (qesh).


Shpesh është muzika tallave ajo që nga ngre në peshë kur jemi në mbrëmje të ndryshme muzikore, ju vetë ju ka ndodhur?

Ajo është në çdo mbrëmje, jo vetëm tallave. Unë e adhuroj valëzimin e të gjitha zhanreve, jam tip i lëvizshëm që d.m.th., vallëzoj pa marrë parasysh çfarë muzike është.


Në fillim u mendua që ju ishit një cigane, tani është momenti ta na e sqaroni, jeni cigane?
Unë nuk jam cigane ose rome, edhe pse nuk më hiqet copë, nëse e mendojnë atë gjë. Faktikisht, jam shqiptare me ngjyrë të bardhë.


Po veshja në performancën e Florit, ishte ideja juaj?

Ai është stili im, që e bëj në rrugë, është veshje urbane, asgjë speciale.


Do të jeni ju e pranishme natën finale të "Top Fest"?
Do të mbetet surprizë.


Po ju vetë Eleonora, çfarë ju lidh me muzikën?

Atë e kam motivimin e çdo momenti.


Ju jeni studente për diplomaci, çfarë i lidh me muzikën këto dy gjëra?
Shumë. Diplomacia dhe muzika janë dy gjëra që kanë lidhje me artin. Për Zotin, unë jam HD artiste (qesh).


Ju vetë ku e shihni veten në të ardhmen?
E ardhmja ime po ndërtohet. Kur të jem atje lart, do ta bëj intervistën e radhës me ju përsëri dhe t'ju them KJO ËSHTË AJO që e doja para pak kohe.


E mendoni veten një politikane në Kosovë?
E mendoj... edhe atë shumë herë. Kur them politikane, dua të sjell një politikë të pastër që të gjithë të jenë të kënaqur jo të zhgënjyer sikur janë tani. Po nejse, t'ia lëmë kohës.


Sa shpesh vini në Shqipëri?

Unë në Shqipëri jam, por nëse e mendoni në Shqipërinë perëndimore, atëherë vi shumë shpesh. 3 muajt e verës i kaloj në plazhet më të bukura që ka Shqipëria.


Cila është gjëja që pëlqeni më shumë nga Shqipëria?

E dua Shqipërinë të tërën. Vetëm do ta doja akoma më shumë kur të bëhemi Shqipëria etnike.


Dëgjoni dhe njëherë këngën...



(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment