Një lindje vërtet e çuditshme.

Një rast shumë i veçantë është regjistruar në Milano të Italisë, ku një grua ka lindur binjakët e saj me 1 muaj distancë.Djali i parë “kërkonte” të dilte që në javën e 24-t, ndërsa vëllai i tij lindi 4 javë më vonë.

“Kemi qenë me fat që si fëmijët ashtu edhe gruaja janë mirë tashmë. Në të tilla raste, kur lind vetëm një nga binjakët, ka shumë rreziqe infeksioni. Raste të tilla numërohen me gishtat e njërës dorë në të gjithë botën”, u shpreh Luigi Fedele, drejtori i spitalit gjinekologjik të Milanos.

Nuk është hera e parë që në Itali ndodh diçka e tillë. Në tetor 2010, një grua ka lindur trinjakë në datat 13, 16 dhe 17.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment