Një libër që kushton sa një makinë

Libri i ri i Ferrarit quhet “Official Ferrari Opus” dhe konsiderohet si Bibla e makinës së famshme italiane.Ky libër ka 850 faqe dhe 2 mijë foto që tregojnë me imtësi çdo model Ferrari që ka dalë nga fabrika e Maranello-s. Në të mund të gjesh dosjet e çdo piloti profesionist që ka drejtuar një Ferrari në cirkuitet e Formulës 1.

Ferrari ka përgatitur 4 botime të këtij libri dhe ai që bie më shumë në sy është “Enzo Diamante” që do të kushtojë plot 200 mijë euro. Me këtë shumë mund të blesh një Ferrari California.

Ky libër kushton kaq shumë për shkak se kali, që është simboli i Ferrarit, është “vizatuar” me 30 diamantë të bardhë. Të gjithë ata që do e blejnë këtë libër do të marrin pjesë në një shorte i cili do t’i dhurojë një makinë Ferrari të Formulës 1 me të cilën Michael Schumacher ka arritur fitore të shumta.

Por, do të ketë edhe edicione më “ekonomike” të këtij libri. Versioni “Enzo” që do të kushtojë 37 mijë e 500 euro do të ketë firmën e të gjithë pilotëve të Ferrarit (që jetojnë ende) që kanë dalë kampion me skuderinë e kuqe.

Versioni “Cavallino Rampante” do të kushtojë 5 mijë euro, ndërsa versioni “Classics” që kushton 3 mijë euro do të ketë firmat e pilotëve aktualë të skuderisë: Fernando Alonso dhe Felipe Massa.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment