Një berber merr çmimin për mjekrën më të mirë.

Një berber gjerman ka fituar çmimin për mjekrën më të mirë në Kampionatin Botëror të mjekrës dhe mustaqeve në Trondheim të Norvegjisë.


Elmar Weisser (47) mposhti 160 garuesit që po konkurronin për këtë çmim.
Kjo është hera e tretë që Weisser shpallet kampion, ka raportuar AFP.

Ky kampionat mbahet çdo dy vjet që nga viti 1995 dhe organizatorët e tij thonë se kjo është “ngjarja kryesore në sportin ndërkombëtar të mjekrës”.

(kuriozitete.net)

No comments:

Post a Comment