Nisen protestues nga Durrësi drejt Tiranës

 
Disa qindra qytetarë, anëtarë të PS-së dhe simpatizantë të opozitës janë nisur nga Durrësi, Shijaku, Golemi dhe zonat e tjera të rrethit bregdetar për t'iu bashkuar protestuesve që ndodhen para godinës së KQZ-së.


Të paktën 26 autobusa dhe dhjetra automjete të tjera private janë nisur nga zona të ndryshme të Durrësit, ndërkohë që në superstradën Durrës-Tiranë sërish ka pasur një postobllok policor.

Në këtë kah të lëvizjes policia e ka ngushtuar lëvizjen në një korsi dhe ka ushtruar kontrolle, kryesisht në automjetet e vogla. Kontrollet kanë qenë të imta aty ku është dyshuar për armë a lëndë plasëse, ndërkohë Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës i ka bërë thirrje banorëve të qarkut që të qëndrojnë larg tubimeve të paligjshme, duke u kujtuar se pjesmarrja në to dënohet nga gjobë deri në 3 vjet heqje lirie.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment