Nis mbledhja e KQZ për ankimimet, shtyhen fletët e kontestuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pak minuta më parë ka nisur mbledhjen e radhës së tij, këtë herë jo për të shqyrtuar fletët e gjetura në kutitë e gabuara, por për të shqyrtuar ankimimet e partive politike.
Mësohet se kapërcimi i këtij numërimi bëhet për faktin se në këtë komision nuk kanë mbërritur kutitë e tjera të kontestuara.

Sakaq deri në numërimin e mbrëmjes së djeshme që shkoi në 89 kuti të hapura, rezultoi se kandidati i maxhorancës Lulzim Basha mori 150 vota dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Edi Rama mori 63 vota.

Ndërkaq jashtë ambientit të këtij komisioni deputetët dhe simpatizantët kanë nisur fjalimet kundër KQZ-së dhe tjetërsimit të rezultateve, duke hedhur edhe një lumë akuzash edhe ndaj kreut të këtij komisioni Arben Ristani si dhe ndaj Qeverisë duke deklaruar se nuk do të lejohet vjedhja e votës.

No comments:

Post a Comment