Neda dhe Ogreni, nata e tyre e parë çift në karaoke.

Çifti më i diskutuar në “Big Brother 4”, Ogren Balluku dhe Neda Karafili, kanë vendosur të qëndrojnë disi të tërhequr nga jeta publike, ndërsa shihen gjithnjë e më rrallë në club-et e frekuentuara nga ish-banorët e tjerë të “Big Brother 4”.
Ndërsa e kanë pohuar se u pëlqen të rrinë më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ata madje i dhanë vetes më shumë mundësi njohjeje larg syve të njerëzve, duke mos u përfshirë as në fushatën politike për zgjedhjet lokale 2011, të 8 majit, siç bënë shumica e ish-banorëve të BB.Tashmë, kanë vendosur të hyjnë në rrjedhën normale të jetës, pa lënë mënjanë argëtimin. Paparaci ynë i ka fotografuar për herë të parë këtë fundjavë në “Magic 4”, ku kanë qenë në shoqërinë e motrës këngëtare të Nedës, Simonës. Ata janë argëtuar të tre, pa u parë të përzihen me të njohur të tjerë të tyre, ish-konkurrentë të BB4. Duket se lidhja e Nedës dhe Ogrenit, e shoqëruar me shumë komente mosbesuese nga banorët, tashmë po shkon mirë. Në katërmujorin e njohjes së tyre, Neda i bëri një surprizë të veçantë Ogrenit, duke shkruar tek muri përballë apartamentit të tij “parullën”: “Gjithmonë bashkë”, një zakon që ajo e shfaqi dhe brenda shtëpisë së vëzhguar.

(vipat.info)

No comments:

Post a Comment