Ndërpritet hetimi i Mlladiç, rezulton shumë i sëmurë.

Gjykata e posaçme e Beogradit për Krimet e Luftës, ka ndërprerë hetimin ndaj Ratko Mlladiç, për shkak të shëndetit të tij të përkeqësuar, ka deklaruar sonte avokati i tij.


“Hetuesia ka tentuar të hetojë Mlladiç-in por ka ndërprerë procesin, pasi u konstatua se ka probleme serioze shëndeti”, ka theksuar avokati në shtyp.

Zëvendësprokurori i Përgjithëshëm, Bruno Vekariç, ka njoftuar se hetimi do të vazhdojë nesër të premten, pasi Mlladiç të vizitohet nga mjekët.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment