Ndarja nuk përfundon vetëm me Kosovën

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar të mërkurën se logjika e ndarjes nuk përfundon vetëm me Kosovën. Kjo, sipas tij, do të prekte edhe vendet tjera, prandaj një ide e tillë është e rrezikshme për stabilitetin rajonal.
Kuçi këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratës së zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic, i cili ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhje e problemit të statusit.

Duke folur për deklaratat e Dacicit, zëvendëskryeministri Kuçi e ka krahasuar atë me Slobodan Milosevicin.

Kuçi theksoi se ka menduar që Dacic ka ndryshuar nga mentaliteti i Milosevicit, por me deklarimet e tij, po tregon se është po i njëjti.

Sipas zëvendëskryeministrit kosovar logjika e ndarjes nuk fillon as nuk përfundon me Kosovën. Kjo, sipas tij,do t’i prekte edhe vendet tjera në rajon, prandaj si e tillë është e rrezikshme për stabilitetin në rajon.

Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendimi për themelimin e Ministrisë së Diasporës.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Kuçi, duke folur edhe rreth mosemërimit të zëvendësministrave, tha se këtë çështje nuk e sheh si mosfunksionim të Qeverisë. Ai tha se brenda 100 ditshin e Qeverisë do të kompletohen ministritë edhe me zëvendësministra.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment