NASA krijon anijen kozmike të gjeneratës së re


NASA ka njoftuar prodhimin e një anije të re kozmike që do të dërgojë lëhtësisht 4 austronautë në planetin Mars.

Lajmi është njoftuar nga vetë administrator i NASA-s, Doug Cooke, gjatë konferencës të mbajtur në Huston për Teknologjinë Inovative. Mjeti i ri kozmik “Anija Kozmike Shumë-Qëllimshe” e cilësuar ndryshe si anija e gjeneratës së re, ka kushtuar gjithësej 5 miljardë dollarë dhe ka për qëllim dërgimin e një ekuipazhi prej 4 austonautësh nga Satacioni ndërkombëtar Hapsionor në Mars, brenda 21 ditësh.

Sipas zotit Cooke për ndërtimin e kësaj anije janë dashur të paktën 5 vjet. I pyetur se kur do të ishte gati për fluturim kjo anije, Cooke tha se më parë ky mjet duhet t’i nënshtrohet një sërë testesh, të planifikuara për t’u mbajtur në fund të këtij viti. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment