NASA i jep lamtumirën robotit Spirit në Mars

NASA ka në plan t′i japë lamtumirën robotit Spirit, të lëshuar drejt Mars-it më 10 qershor të vitit 2003, i cili ka zbritur në planetin e kuq më 4 janar të 2004. Sot është parashikuar tentativa e fundit, nga një seri e gjatë tentativash për të arritur lidhjet.

Për afro 7 vite me radhë Spirit, nëpërmjet energjisë diellore ka dërguar në Tokë informacione të çmuara, por më pas ai ka mbetur në kurthin e kratereve duke kaluar malet.

Megjithatë nga marsi i vitit 2010 nuk ka pasur më sinjale nga roboti. Në rast se edhe ditën e sotme nuk do të ketë asnjë përgjigje atëherë shkencëtarët do të japin fund tentativave të tyre.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment