Murinjo kërkon Figon tek Reali

Hoze Murinjo kërkon Luis Figon tek Reali. Siç bën me dije “Mundo Deportivo”, Murinjo ka kërkuar që Figo të jetë drejtori sportiv i Realit në vend të Horge Valdanos. Ky i fundit, sipas gazetës spanjolle, ka arritur një marrëveshje me presidentin Florentino Perez që të largohet. Shkak për këtë mendohet që të ketë qenë marrëdhënia e tij jo shumë e mirë me trajnerin portugez. Për këtë arsye, Murinjo ka kërkuar Figon në vend të Valdanos. Luis Figo aktualisht punon për Interin. Ai nuk ka një marrëdhënie të mirë në fakt me Perezin, pas largimit të tij me polemika në vitin 2005. Megjithatë, me ndërhyrjen e Murinjos, Figo mund të pranojë postin e drejtorit sportiv tek Reali.

No comments:

Post a Comment