Muka, lamtumirë futbollit pas finales së kupës

Muka, lamtumirë  futbollit pas finales  së kupësTIRANË-Finalja e Kupës së Shqipërisë në 19 maj, ndaj Dinamos, do të jetë ndeshja e lamtumirës për kapitenin e Tiranës, Devi Muka.

Muka ka vendosur të rikthehet në fushë për të luajtur dhe ndihmuar Tiranën për të fituar Kupën e Shqipërisë në finalen kundër Dinamos.
Ai ka premtuar të luajë në finale, por në krahun tjetër kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit. Ai ka zgjedhur të heqë dorë nga futbolli i luajtur, për të vijuar jetën me të cilën është mësuar së fundmi.
Drejtuesit e klubit mund t′i rezervojnë atij një ceremoni të veçantë, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar. Dëshira e kapitenit është që Tirana të fitojë këtë trofe, të cilin ai më pas ta ngrejë lart, duke u larguar si fitues, nga ekipi për të cilin dha e mori shumë.
Në dy sezonet e fundit, Muka ka luajtur me periudha, duke iu përkushtuar më tepër biznesit dhe së fundmi është bërë pjesë e politikës. Muka është kandidat për këshilltar bashkie dhe pjesë e stafit të kandidates Erisa Xhixho, që garon si pjesë e "Aleancës për Qytetarin" në minibashkinë numër pesë të kryeqytetit.
(BalkanWeb)

No comments:

Post a Comment