Mosha jote biologjike? Tani e meson per 500 euro

 
Eshte zbuluar, dhe se shpejti do te komercializohet mundesia e percaktimit te moshes biologjike te njeriut.
Pasi eshte vene ne perdorim ne Spanje, pritet qe se shpejti kjo te ndodhe edhe ne Britani.
E gjithe praktika qe e mundeson kete, ka te beje me nje test te gjakut te personit te interesuar, cmimi i te cilit eshte 500 euro, dhe qe konsiston ne matjen e strukturave jetesore ne ekstremitetet e kromozomeve, qe quhentelomere, dhe qe sipas shkencetareve, jane treguesit me te mire te shpejtesise se plakjes.
Gjatesia e tyre, percakton moshen biologjike reale te secilit individ.
Sipas Maria Blasco, nje nga autoret e ketij zbulimi, kush i ka telomeret me te shkurter ka perpara nje jete me pak te gjate, por jo gjithmone mund te dime me saktesi se ai qe ka lindur me telomere te gjate, ka perpara respektivisht nje jete po aq te gjate, duke marre parasysh se ne kete ceshtje influencojne edhe shume komponente te tjere te cilet kane te bejne si me faktore te tjere te brendshem, por para se gjithash me faktoret e jashtem.
Gjithsesi, krahas aneve "pozitive", duhet thene se testi ka edhe ane te cilat mund te krijojne jo pak probleme, te cilat mund te lidhen me reagimet e shoqerive te sigurimeve ne mohimin ose leshimin e policave te sigurimit me cmim te ulet, por edhe te kompanive dhe ndermarrjeve te tjera ekonomike. Kjo e ka shtyre edhe Carol Greider, fitues i cmimit Nobel per mjeksine qe te kritikoje kete nisme, i cili pohon se "sipas gjykimit tim nuk ka kuptim qe njerezit te njohin moshen e tyre relae biologjike.

(ikub.al)

No comments:

Post a Comment