Moda e dueteve(VIDEO)

Ingrit Gjoni do te prezantohet me nje duet ne kete prag vere. Por ajo nuk eshte e vetmja. Kjo eshte koha e bashkepunimeve dhe kengetaret nga rivale jane shnderruar ne grupe bashkepunetoresh qe kerkojne fame dyshe.

Kesaj here nuk ishte nisur per nje duet. Perkundrazi. Ne kete prag vere, sic eshte bere tradite tashme, Ingrit Gjoni programonte realizimin e nje kenge te re qe t’i pershtatej stines, me ritem dhe nje klip terheqes. Do ta promovonte ne prag pushimesh, pasi te kishte mbyllur hesapet me fushaten elektorale, ne kohen e duhur per te qene pjese e defrimeve verore. Keshtu nuk do te mbetej pas kolegeve e ne te njejten kohe do te conte ne fund nje projekt qe kishte lene hapur me Stinen, nje bashkepunetor te vjeter, me te cilin Ingriti mban mend nje kenge te shnderruar ne hit e mbetur gjate ne ekranet muzikore vite me pare. E meqe keto jave kane qene te ngarkuara me koncerte ane e kend Shqiperise, ne nje nga ditet e pushimit ajo trokiti ne deren e Stines per t’i kerkuar kengen. Vetem se ne vend te saj ai i ofroi demon e nje kenge te re, te cilen e kishte bere per vete dhe qe pervec zerit te tij kerkonte edhe te nje tjeter kengetari. Ne keto kohe bashkepunimesh edhe Stine po mendonte nje duet per vete.

Kenga "Relaks" lindi keshtu. Ingriti dhe Stine prej pak ditesh jane prezantuar ne ekranet muzikore me kengen e re edhe pse stina e pushimeve do edhe disa jave te vije. Koha e humbur gjate ketyre viteve shkeputjeje eshte fituar me kete bashkepunim, i cili ne fakt eshte vetem nje prej te shumteve qe po lindin, sidomos ne keto muajt e fundit e qe duket sikur i kane vene kenegtaret ne gare me njeri tjetrin. Jo me koke me koke si dikur, por dy e nga dy. Sic thote Ingriti, rivaliteti i ka lene vendin krijimit te grupimeve te kengetareve. Thene ndryshe nje lloj klanizimi i tyre, i cili nis me miqesi te reja e perkthehet me pas ne ekran me duete, here ritmike e here balada. Here te suksesshme e here jo.



(revistaklan.com)

No comments:

Post a Comment