Mitingjet e fundit të zgjedhjeve lokale

Partia Socialiste ka filluar mitingun e fundit të zgjedhjeve lokale të 8 majit në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërkohë që Partia Demokratike ende nuk ka filluar fjalimet për mbështetësit e saj në sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet.


Sipas organizatorëve të mitingut të PD-së, në këtë takim elektoral do të ketë vetëm dy fjalime, fillimisht nga kandidati për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dhe në mbyllje nga kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë në mitingun e PS-së do të mbahen disa fjalime nga figurat kryesore të kësaj partie dhe nga qytetarët të thjeshtë që në fund do i lënë radhën kryesocialistit dhe kandidatit të “Aleancës për të ardhmen” për Tiranën, Edi Rama.

Socialistët kanë zgjedhur pallatin e sportit “Asllan Rusi” pasi, sipas burimeve nga PS, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është dhe vendi ku humbën jetën katër protestuesit e 21 janarit.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment