Militantë e deputetë PS dynden para KQZ, policia blindon godinen, 3 ambasadorët te Topi

Komisioni Qendror Zgjedhor do të vazhdojë edhe sot për të katërtën dite numërimin e fletëve të votimit të gjetura në kutitë e gabuara, pavarësisht kundërshtimeve të përfaqësuesve të opozitës, të cilët akuzojnë KQZ se po shkel ligjet. Deri dje nga numërimi i fletëve të kontestuara, të cilat nga kreu i KQZ Arben Ristani quhen fletë të panumëruara, në 89 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 150 vota kundrejt 63 për Edi Ramën. Mbledhja e rradhës e KQZ-së ishte caktuar të nisë sot në orën 10.00 të mëngjesit, nisi në orën 11:00. Dhjetra milintatë të ardhur dhe nga rrethet dhe deputetët socialistë janë vendosur para godinës së Komisionit Qendror Zgjedhor. Misioni i vëzhguesve publikon raportin për periudhën nga 10-18 maji dhe fokusohet në debatin e ashpër për votat e kontestuara të Tiranës. Policia ne gadishmëri, blindon godinën.

TRE AMBASADORET TE PRESIDENTI TOPI, KQZ NIS MBLEDHJEN
Ora 11:03: Tre përfaqësuesit ndërkombëtarë, ambasadori i BE-se, Ettore Sequi, ambasadori i SHBA-se, Aleksandër Arvizu dhe ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth ndodhen në presidencë për të zhvilluar një takim me presidentin e Republikës. Vota e hedhur në 8 maj nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u bë dje objekt debati në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ne reagimin e saj Presidenca tha se synohet tërheqja e vëmendjes nga problemet politike.
Ne KQZ nis mbledhja me diskutimin e ankimimit te nje prej kandidateve per kryetar te komunes Bratal te qarkut Vlore.

PROTESTUESIT PS GRUMBULLOHEN PARA KQZ
Ora 10: 37 Dhjetra milintatë të ardhur dhe nga rrethet dhe deputetët socialistë janë vendosur para godinës së Komisionit Qendror Zgjedhor ku PS ka parashikuar të zhvillojë protestën e radhës. Protestuesit kane kapele te bardha ne koke per tu mbrotjur nga rrezet e forta te diellit i cili shkelqen sot ne Tirane. Situata në këto momente është e qetë, ndërsa policia është vendosur në pozicionin e saj, që po e bën prej 4 ditësh në mbrojtje të godinës së KQZ-së. Janë dhjetra forca policie të cilët të vendosur në kordon kanë rrethuar tërësisht institucionin, ndërsa vihet re dhe kordon policie tek dera në hyrje të godinës së KQZ. Nderkohe qe ende nuk ka nisur mbledhja e anetareve te KQZ.

DHJETRA SIMPATIZANTE PS DREJT TIRANES
Ora 09:00 Qindra simpatizantë të PS–së nga i gjithë vendi janë nisur në mënyrë të organizuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e PS-së para KQZ e cila është parashikuar të nisë në orën 10:00 . NEWS24 infornon se nga Elbasani në orën 08. 30 minuta militantët PS janë mbledhur përballë pallatit të sportit “Tomorr Sinani”. Kreu i PS-së së Elbasanit Astrit Halili para nisjes deklaroi se “Qytetërët do të jenë në kryeqytet për të protestuar për deformimin e rezultatit të Tiranës.” Ai informoi se janë nisur drejt Tiranës 6 autobusë, dhjetë furgona dhe dhjetra makina të tjera private

Nga qarku Fier janë nisur rreth 40 autobusë me mbëshetës socialistë. Autobusët jan nisur nga Fieri, Lushnja, Mallakastra.Nga qarku i Beratit janë nisur rreth 20 autobusë. Nga Vlora militantët PS janë nisur me 10 autobusë dhe dhjetra makina të vogla.Nga Gjirokastra militantët PS janë nisur me 4 autobusë.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment