Milani, kampion i Italisë


Milani ka siguruar titullin e Serie A pasi Rosonerëve i ka mjaftuar një barazim pa gola në ndeshjen kundër Romës për ta fituar Scudetton.
Pjesa e parë ishte e qetë dhe me shumë pak raste për shënim. Roma kërkonte të shënonte golin e epërsisë por nuk arriti kundër një Milani mjaft stabil në mbrojtje i cili gjithashtu i kishte restet e veta për shënim.

Pjesa e parë përfundon me rezultat 0-0, rezultat ky që e dërgonte Milanin edhe më afër Scudettos.
Pjesa e dytë ishte e ngjashme me të parën por në këtë pjesë kishte shumë ndërprerje dhe loja ishte më e ashpër.

Kjo pjesë ishte tepër e dobët dhe nuk pati asnjë rast që vlen të përmendet nga asnjë klub.
Deri në fund nuk pamë ndonjë gol dhe kështu lojtarët e Milanit, tifozë dhe i gjithë stoli filluan festën pasi Rosonerët siguruan Scudetton ende pa përfunduar sezoni ku gjenden në vendin e parë me 78 pikë, nëntë më shumë se Interi i cili nuk ka as gjasa Matematikore për të rrezikuar Milanin.

(shqiplajme.com/milani-kampion-i-italise/)

No comments:

Post a Comment